Pothuajse të gjithë janë njohur me jetën e Georgina Rodrguez përpara se të takohej me Cristiano Ronaldo-n.
Me detajet e rëndësishme të jetës së saj, siç është fakti që Georgina kishte vështirësi ekonomike dhe me futbollistin ajo është takuar gjatë kohës që punonte si shitëse ne një nga dyqanet e Guç-it,
Një detaj i ri, ose më sakt një thashethem i mediave rozë po qarkullon së fundmi. Sipas Look, një nga ish të dashurit e saj ishte mjaft i gatshëm për ta ndihmuar atë financiarisht për të kaluar disa periudha të vështira.
Konkretisht, njëri prej tyre identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se ish-dashuri i jepte modeles 2 000 euro në muaj për të përballuar shpenzimet personale.
Madje, ish-partneri i ka paguar biletat e saj dhe të motrës për të udhëtuar në Argjentinë për funeralin e babait të tyre në vitin 2019.
Por ajo çfarë është me e habitshme sipas mediave rozë është se ndihma ka vazhduar edhe kur Rodriguez ishte tashmë në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur.
- Efi: Luizi ka humbur shumë pikë, nuk e meriton fitoren
- Trendi i fundit: Kthehen “fuqishëm” këpucët me majë!