Çmimet e Akademisë janë duke shtuar një kategori të re për Oscar 2026.
Bordi i Guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi të enjten një kategori të re të çmimeve Oscar, e cila do të vendoset duke filluar me ndarjen e 98-të të Çmimeve të Akademisë në vitin 2026.
Nga viti 2026 çmimet Oskar do të aplikojnë një kategori të re për kastin më të mirë. Do të jetë kategoria e parë që bëhet pjesë e ceremonisë që prej vitit 2002 kur u shtua filmi më i mirë i animuar.
Megjithëse Akademia po bën përpjekje në vitet e fundit që ta shkurtojë ceremoninë e çmimeve Oskar për t’i mbërthyer shikuesit pas ekranit, shfaqja zgjat më shumë se sa 3 orë.
Aktualisht, ndahen 23 çmime Oskar por interesi i publikut mbetet në kategoritë kryesore si filmi më i mirë, aktrimi dhe regjisori më i mirë.
Akademia nuk ka konfirmuar nëse kategoria e re do të përfshihet në transmetim, por me gjasë vendimi do të merret në një afat më të afërt me ceremoninë.
Veç drejtorëve të kastit, edhe dublantët kanë bërë fushata për përfshirjen e kategorisë së tyre, por përpjekjet nuk kanë patur sukses.
- Zbulohet theksi më seksi në botë, zhgënjehen francezët
- Konfirmohet: Kim Kardashian, në lidhje me ish-in e motrës së saj!