Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.
Videot kanë bërë xhiron e botës teksa pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, më i ngarkuari në botë u mbulua nga uji , ndërsa fluturimet u anuluan për shkak të erërave të forta, rebesheve si dhe dukshëmërisë së ulët.
Avionët e mëdhenj dukeshin më shumë si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur. Më shumë se 140 milimetër shi ra gjatë orëve të fundit në Dubai që sipas meterologëve, kjo sasi reshjesh zakonisht regjistrohet në një vit të tërë.
Shkollat ??në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa rrugët e përmbytura bënë që shumë njerëz mos të dilnin nga banesat e tyre për të shkuar në punë.
Reshjet e mëdha të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, ato ndodhin periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Në fakt, shumë rrugë, por edhe zona të tëra, nuk kanë rrjet kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të shpeshta.
- Me tren falas për në Evropë, BE-ja dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë
- Shqipëria, vend kampion për rritjen e pasagjerëve që fluturojnë