Shakira pushtoi skenën e MTV Video Music Awards, ku pranoi çmimin prestigjioz “Video Vanguard”, duke u bërë artistja e parë e Amerikës së Jugut që e fitoi atë.
Shakira arriti të rrëmbente gjithashtu edhe çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me këngën “TQG” në bashkëpunim me Karol G.
Përveç këtij momenti historik, performanca e saj ishte spektakolare, duke performuar hitet më të mira gjatë gjithë karrierës së saj si: She Wolf, Te Felicito, Whenever Wherever, Ojos Así, Objection, Hips don’t lie, TQG dhe Music Session Vol 52.
Me një performancë epike 10-minutëshe, Shakira mahniti publikun me kërcimin e saj tipik, duke luajtur me thika në skenë, Shaki drejtoi skenën me disa kërcimtarë, me të cilët projektonte sensualitet dhe pasion.
Shakira e filloi prezantimin me hitin e saj “She Wolf, i publikuar në vitin 2009. Këngëtarja replikoi disa nga momentet nga videoklipi, duke treguar fleksibilitetin e saj. Më pas ajo performoi edhe hitin “You Don’t Care About Me” teksa luante me kitare në skenë.
Menjëherë pas kë saj, mbretëresha kolumbiane ka nxjerrë dy thika dhe ka luajtur me delikatesë me to.
Pa dyshim, një nga momentet më epike të performancës së saj erdhi kur ajo u hodh në turmë, duke i besuar publikut ndërsa turma e kalonte nga dora në dorë.
Shakira përfundoi performancën e saj në një kullë të ngritur mbi skenë, duke fituar një ovacion të fortë nga publiku.
- Luiza Gega thyen tjetër rekord kombëtar
- Pas sëmundjes së rëndë Bella Hadid shfaqet tullace e veshur si robot