Header

Shakira dhe Lewis Hamilton janë në fazat e para të një romance

Pas ndarjes nga ish-partneri, Gerard  Pique, Lewis Hamilton është personi që ka tërhequr vëmendjen e Shakirës.

Edhe pse mediat e huaja kanë aluduar për një sërë emrash të tjerë që mund të jenë në jetën e yllit kolumbian, tashmë burime ekskluzive për revsitën e njohur “People” bëjnë me dije se këngëtarja është në fazat e para të një romance me pilotin e “Formula 1”.

Ata kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes. Shakira dhe Lewis flirtojnë gjatë gjithë kohës”, thotë një burim pranë dyshes.

Lajmi vjen menjëherë pasi këngëtarja e njohur ishte në Barcelonë për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës në “F1”.

Më pas, Shakira dhe piloti dolën për darkë të shoqëruar nga një grup i përbashkët miqsh. Ata u fotografuan duke hipur në një jaht për një shëtitje me miqtë jashtë rezidencës së saj të re në Florida dhe kaq mjaftoi që thashethemet të përhapeshin për një lidhje mes dyshes.

You may also like ...