Header

Rita Ora do të jetë një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2023

Rita Ora do të jetë pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2023.

Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 shtator (e martë) që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt.

Autorja e këngës “Anywhere” do të prezantojë një artist ose do të ndajë një nga çmimet e mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Rita nga ana tjetër nuk është e nominuar në asnjë kategori në ngjarjen e këtij viti.

Ndërkohë, Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Aëards 2023.

Bebe Rexha po ashtu u nominua për “I’m Good (Blue)” si ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me David Guettan.

You may also like ...