Numërimi mbrapsht është për sezonin e gjashtë dhe të fundit të ‘The Crown’, me Netflix duke zbuluar një pamje të asaj që do të vijë këtë sezon.
Sipas CNN, platforma e transmetimit publikoi në Instagram një foto që është një ftesë dasme, konkretisht ajo e Karlos dhe Camilës në vitin 2005.
“Pas gjashtë sezonesh, shtatë vitesh dhe tre kastesh, The Crown përfundon këtë vit. Këtu është një aluzion i asaj që do të vijë në sezonin tonë të fundi”, thuhet në mbishkrim.
Deri më tani, nuk dihet asnjë datë e publikimit për serialin, përveç se do të transmetohet në fund të vitit 2023.
Gjithashtu, bazuar në atë që dihet, seriali do të fillojë me vdekjen e Princeshës Diana dhe do të fokusohet në përpjekjet e Charles për të rindërtuar jetën e tij dhe për të rivendosur imazhin e tij publik.
Në fakt do të shfaqen edhe fëmijët e tij Princi William dhe Harry, si dhe Kate Middleton, ndërsa nuk dihet nëse do të shfaqet vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.
- Dalin detaje të reja nga divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner
- Rita Ora do të jetë një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2023