Mbrëmjen e së mërkurës thuhet se reperi i njohur, Mozzik është shoqëruar në polici.
Ai dyshohet se ka kanosur me armë një person, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri–tjetrin që thuhet dhe kaloi në kërcënime.
Rasti është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se arma është dorëzuar dhe janë dhënë dy dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e armës.
Ndërkohë në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.
- Beniada flet për partnerin: “U puthëm pas 6 muajsh”
- Një rrugë në Kaliforni do të ketë emrin e legjendës së ndjerë të hip-hopit Tupac Shakur