Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka arritur së fundmi një rekord historik.
Kënga e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Florida Georgia Line” është renditur si kënga e 5-të më e shitur në historinë muzikore të Shteteve të Bashkuara nga një këngëtare femër.
Kanë qenë fansat e këngëtares që kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ishte pikërisht kjo kënë e zhanrit “Country” që i dha Bebe Rexhes nominime të rëndësishme në Grammy Musi Aëards, MTV music Awards, American Music Awards, MTV European Music Aëards dhe në evente të tjera muzikore.
Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B”. Suksesi I këngëtares shqiptare me fame botërore me këngën “Meant to Be” lidhet gjithashtu edhe me faktin se zhanri “Country” është zhanri muzikor më I pëlqyer dhe më popullori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Kulla Eifel qëndron sërish e mbyllur, për të katërtën ditë radhazi
- Sa është pasuria e mbretëreshës së ardhshme, Kate Middleton?