Header

Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun!

James Cameron, regjisori që drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik, në një intervistë të dhënë është shprehur se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses Titan. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut.

Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.

Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.

“Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.

You may also like ...