Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani. Ajo kërkoi një kontribut për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.
Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës Gofundme
Së fundmi ndihma ka ardhur edhe nga qeveria, e cila ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Shuma e akorduar është një fond me vlerë 2 milionë lekë të rinj. Ky vendim i qeverisë vjen pasi qindra shqiptarë kanë kontribuuar përmes platformës Gofundme.
Kujtojmë që lidhur me vështirësitë ekonomike Genc Fuga ka folur pak kohë më parë në një emision televiziv, ku ka shpjeguar situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani.
- U aludua për hatërmbetje, Luizi sqaron pse nuk do jetë në koncertin e Noizyt
- Marina Vjollca tregon për herë të parë portretin e vajzës!