Header

Pse u largua Sofia Richie nga seritë e ‘KUWTK’?

Largimi i Sofia Richie nga seritë e serialit të familjes ‘Kardashian-Jenner’ i surprizoi të gjithë ndjekësit. Të gjithë dyshuan se raporti i 21-vjeçares me ish-partneren e të dashur të saj aktual, Kourtney Kardashian kishin ndryshuar pasi modelja nuk e ndiqte më në ‘Instagram’. Megjithatë burime ekskluzive për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se arsyeja e vërtetë e largimit të Sofia-s është fakti se ajo dëshiron të fokusohet në karrierën e saj personale. Richie gëzon një marrëdhënie edhe më të fortë me Scott, duke i hedhur poshtë zërat për probleme midis tyre.

Megjithatë burimet kanë shtuar se Sofia nuk është e interesuar në projektet televizive, ndaj dhe ka vendosur të largohet nga ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Kujtojmë se në postimet e ndryshme në rrjetet sociale, modelja ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë edhe me anëtarët e familjes së njohur.

You may also like ...