Header

Princi William shfaqet pa unazën e martesës në koncertin e kurorëzimit të babait

Princi Uilliam ishte në qendër të vëmendjes gjatë fjalimit të tij në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III.  Fansat besnik i kushtuan vëmendje edhe një detaji të vogël: djali i Charles nuk mbante unazën e martesës.

Uilliam, me rastin e kurorëzimit të babait të tij, foli para 20,000 njerëzve në kujtim të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në 1953.

“Siç kishte thënë gjyshja ime kur u kurorëzua, kurorëzimi është një deklaratë e shpresave tona për të ardhmen. Dhe e di që ajo është atje lart duke na parë me dashuri. Ajo do të ishte një nënë shumë krenare”.

Ndërsa Uilliam foli, disa shikues të BBC vunë re se djali i parëlindur i mbretit nuk kishte unazën e tij të martesës dhe filluan të komentojnë në Twitter.

Por pse Uilliam nuk mban unazë martese?

Duka i Kembrixhit dhe Kate Middleton u martuan në vitin 2011. Por Uilliam ka zgjedhur të mos e mbajë unazën e martesës. “Nuk ka bizhuteri. Ai kurrë nuk kishte vendosur një të tillë. Nuk donte ta bënte tani. Është çështje preference personale”, ka thënë një person nga pallati mbretëror.

Në realitet, megjithatë, rezulton të jetë një vendim i përbashkët brenda familjes mbretërore me gjyshin e Uilliam, Princin Philip, i cili nuk e ka mbajtur kurrë unazën e tij të martesës.

Nga ana tjetër, Princi Harry ka thyer traditën mbretërore duke mbajtur një unazë të thjeshtë platini në dorën e majtë.

You may also like ...