![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/Patrick-Dempsey-ae-231107-30eacd.webp)
Aktori Patrick Dempsey është shpallur mashkulli më seksi i vitit 2023, sipas revistës “People”, “Jam i lumtur që e morën këtë vendim dhe jam unë këtë vit”, tha aktori 57-vjeçar. “Më vjen mirë që po ndodh në këtë pikë të jetës sime”, shtoi ai më tej.
Dempsey, më i njohur për rolin e tij në Grey’s Anatomy, do të tregojë aftësitë e tij në garë në filmin biografik të Michael Mann për Ferrari në dhjetor, duke luajtur rolin e pilotit italian Piero Taruffi.
Në një intervistë për “People” të martën, ai deklaroi se ishte “plotësisht i habitur” kur dëgjoi se kishte marrë çmimin. “Dhe pastaj fillova të qesh, si, ‘kjo është një shaka, apo jo’? E kam harruar plotësisht dhe as që kam menduar të jem në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është e mirë”, tha Dempsey.
?Dempsey, 57, është i martuar me Jillian Dempsey dhe kanë tre fëmijë së bashku: Talula, 21, dhe binjakët 16-vjeçarë Sullivan dhe Darb. Aktori me humor ta se fëmijët e tij do të tallen me këtë stuatus të tij. Ata do të tallen me mua”.
![](https://media.classlifestyle.com/o.revistaclass.al/media3/-640-0-654b81ba0495c.jpg)
Patrick Dempsey do ta marrë titullin nga kolegu i tij Chris Evans, i cili u shpall mashkulli më seksi në botë në vitin 2022 nga revista “People”.
-
Irina Shayk tregon punën e saj të parë dhe s’lidhet aspak me modelingun
-
Dua Lipa po bëhet miliardere?!