Header

Pasi Ilnisës iu bë ‘hallva e vdekjes’, reagon vëllai i saj

Veprimi i Erjolës ndaj Ilnisës mbrëmjen e djeshme ka marrë vëmendjen jo vetëm brenda shtëpisë së famshme së “BBV3” por edhe jashtë saj.

Erjola pak ditë më parë thuri një plan për Ilnisën, teksa mbrëmë vendosi t’i gatuajë një hallvë për t’i treguar se e konsideron atë një banore të pa jetë në sytë e saj dhe iu ‘betua’ asaj për t’ia nxirë jetëm brenda në shtëpi.

Ilnisa u prek pafund prej kësaj situate të krijuar, ku u shfaq e përlotur dhe në një moment përmendi familjen dhe vajzën e saj në veçanti, sesi mund të ndihen ata pas gjithë asaj skene që panë.

Menjëherë ka ardhur një reagim ‘ironizues’ për Erjolën nga vëllai i Ilnisës i cili nëpërmjet një postimi në Instastory me Anaisin, vajzën e Ilnisës shkruan: ‘Me Anaisin për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time.’

 

You may also like ...