Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pati bekimet e nënës së këngëtares teksa ajo zbuloi se ishte lutur fshehurazi që ata të riktheheshin bashkë për 20 vjet. Kujtojmë se “Bennifer” u fejuan për herë të parë në vitin 2003 dhe u ndanë një vit më vonë.
Më pas, ata e vendosën jetën me partnerë të tjerë dhe patën fëmijë. Fati ose më mirë lutjet e nënës së JLO-s i bashkoi sërish në vitin 2021. Çifti u martua në Las Vegas në vitin 2022.
Në episodin e së mërkurës në “Today Show”, Lopez iu bashkua nëna e saj, Guadalupe Rodriguez Lopez, e cila vodhi shfaqjen teksa fliste gjatë gjithë kohës.
Duke iu drejtuar vajzës së saj, Rodriguez tha: Gjithmonë e kam ditur që do të riktheheshit bashkë, sepse unë jam lutur për 20 vjet.
Këngëtarja qeshi në siklet kur dëgjoi të ëmën dhe i kërkoi prezantueses të vazhdonte intervistën. Lopez, e cila duket se po jeton përrallën me Affleck, zbuloi se albumi i saj i ri, Kjo jam unë… Tani, i kushtohet historisë së saj të dashurisë me Affleck.
- Modelja që i vodhi puthjen mbretit të ardhshëm të Anglisë
- Mozzik publikon bashkëpunimin e shumëpritur me Ghetto Geasyn “Shtrejt”