Header

Pamjet ku Pete Davidson shtyn dhe shan fansin e tij bëhen virale

Komediani i njohur Pete Davidson është parë i tensionuar në fund të ndeshjes së kësaj të diele të NBA mes Nju-York Knicks dhe Cleveland.

Ai është vënë re nga të pranishmit dhe shumica kanë nxituar të bëjnë foto me të. Njëri prej tyre ka këmbëngulur më shumë se duhet dhe e nxori aktorin jashtë vetes, pasi i kishte vënë dorën në qafë, gjë që ai nuk e donte.

Videoja e Davidsonit, duke shtyrë me zemërim dhe sharje një burrë, po bën xhiron e rrjetit dhe janë të shumta komentet në Twitter që kritikojnë ish-in e Kim Kardashian për sjelljen e tij. Megjithatë, një tjetër klip që është publikuar tregon qëndrimin e burrit ndaj Davidson.

Fansi i tij i moshuar duket se e ka përqafuar prej shumë herësh aktorin, duke u përpjekur të qëndrojnë sa më gjatë pranë tij, duke e penguar të bëjë foto me fansat e tjerë apo të bëjë rrugën drejt daljes.

Kujtojmë që aktori pati një romancë 9-mujore me Kim Kardashian, ndërkohë që është takuar edhe me Chase Sui Wonders. Ai ka patur lidhje gjithashtu me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski.

You may also like ...