Sot starton spektakli i madh i “Big Brother VIP” në sezonin e tij të tretë, në moderim të Ledion Liços, pra këtë herë jo me Arbana Osmanin.
Pas shumë aludimeve dhe dyshimeve nga publiku, më në fund vetë moderatorja ka reaguar publikisht me anë të një postimi në Isntagram duke vënë pikat mbi “i”.
Edhe pse Osmani nuk zbuloi arsyen e largimin nga moderimi i spektaklit, ajo shprehu mirënjohje dhe falenderime për të gjithë duke filluar që nga Ledion Liço e deri tek Sara dhe Lori Hoxha.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)
E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ”
- Ky është filmi i radhës që po bën namin në Netflix
- Tom Holland reagon pas lajmeve për ndarje nga Zendaya