Header

Pa shumë surpriza, Sara Hoxha zbulon se kur do të nisë Big Brother Vip 3

Pas përfundimit të BBV, Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë dhe Big Brother Vip 3.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke bërë ndjekësit të mendojnë se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.

Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen.

“Tani që mbaroi Big Brother ndihem e çliruar nga një anë, por edhe pak e mërzitur sepse ishte një eksperiencë shumë e bukur. Sidomos ky sezon që ka qenë i jashtëzakonshëm nga të gjitha anët, shumë emocionues. Plot sfida…Do kemi një Big Brother 3 së shpejti. Do i lërë hapësirë programacionit të Top Channel që është goxha i ngjeshur në verë me shumë programe të reja. Dhe do vijë në sezoni vjesht-dimër 2023-2024. Fenomeni Luiz i ka shërbyer shumë këtij Big Brother. Nuk e di a do kemi sërish një fenomen Luiz, a do kemi më shumë konkurrentë që kthehen në fenomen. Por mbi të gjitha ky edicion ka treguar se sa publiku shqiptar e do televizionin.”-tha ajo.

Edhe regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.

You may also like ...