Header

Olta Gixhari konfirmon live shtatzëninë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, në finalen e spektaklit televiziv “DWTS” ka konfirmuar lajmin e ëmbël. E veshur me një fustan të kuq, artistja i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël.

“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur” – u shpreh Olta duke shtuar se ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por është e lumtur që është shëndoshë e mirë.

FOTO/ Olta Gixhari në pritje të ëmbël, aktorja konfirmon shtatzëninë: Nuk e  kam zbuluar ende gjininë - Gazeta Shqiptare Online

You may also like ...