Header

Nuk ka më dyshime! Beniada Nishani është single!

Pak pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beniada Nishani zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie. Ajo u shpreh në intervista të ndryshme shumë e dashuruar me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk e zbuloi asnjëherë, ndonëse në mediat sociale publikoi disa foto romantike duke ia fshehur portretin.

Në media u aludua se ajo ishte në lidhje më vëllain e Arbër Hajdarit dhe ish-futbollistin e Tiranës, Blerti. Sipas zërave që qarkulluan dyshja u njohën në “Procesi Sportiv” dhe u fotografuan disa herë bashkë në evente të ndryshme. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi asnjëherë këto zëra.

Javët e fundit u raportua se dyshja i kanë dhënë fund romancës. Gjë që është konfirmuar së fundmi edhe nga mikesha e modeles, Jori Delli.

E ftuar në “Procesi Sportiv”, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” u pyet nëse Beniada ishte ndarë.

Po, Beniada është beqare, një duartrokitje…Është fillimi i një diçkaje tjetër…”-tha ajo.

Ndërsa e pyetur nga Ed Manushi se ‘çfarë ndodhi, nuk eci një italiane me një shqitpar’, Jori u përgjigj: “Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.”

You may also like ...