Header

Niall Horan na zgjoi shpresat për një projekt të mundshëm të ‘One Direction’

Do gënjenim po të thonim se nuk është ëndrra jonë në sirtar ribashkimi i grupi i One Direction dhe duket se Niall Horan po na zgjon një shpresë të vogël.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari na tregoi disa detaje mbi një grupchat të hapur nga djemtë më të dashur nga vajzat. 🙂

Ai fillimisht tregoi që kishte një groupchat ekzistues, por nuk specifikoi se kush ishte në të.

“Ne kemi pasur tre ose katër grupe,” tha Niall pas finales të sezonit 23 të ‘The Voice’.

“Disa prej tyre kanë qenë më të qetë se të tjerët. Ky grup i ri ama është jashtëzakonisht më i zhurmshëm se të tjerat dhe ka qenë i shkëlqyeshëm. Jam i sigurt se nëse do të shikoja telefonin tim brenda pak minutash, do të shihja goxha mesazhe.”

Ende nuk e dimë se cfarë kanë përgatitur ata për fansat, por na mbetet të kryqëzojmë gishtat për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

You may also like ...