Mediat spanjolle raportojnë se Neymar e ka paditur ish-klubin e tij, Barcelonën, për herë të tretë në gjyq.
Këtë herë, braziliani shpreson se klubi katalanas do t’ia paguajë 6.5 milionë euro, sipas kontratave që e dërguan atë në Barcelonë nga Santosi.
Fakti që Neymar nuk luan më për Barcelonën nuk i ka dhënë fund rrëmujës së krijuar nga transferimi i tij nga Santosi në Barcelonë në vitin 2013.
Shtatë vjet pas atij transferimi, ka ende probleme të pazgjidhura.
Pas padisë së fundit të Neymarit, shuma totale që lojtari po i kërkon ish-klubit të tij ka arritur në 38.6 milionë euro.
Megjithatë, klubi nuk e ka në plan t’i bëjë këtë pagesë futbollistit brazilian, mirëpo as nuk do ta kundërshtojë atë me një kërkesë të veten për borxh nga ana e brazilianit.
Që kur Neymar është larguar nga “Camp Nou” në vitin 2017, ai rregullisht i ka kërkuar para klubit katalanas, ndërsa edhe vetë Barcelona ia ka kthyer me kërkesat e veta.
Gjatë verës së kaluar ishte arritur një marrëveshje për paqe, pasi Neymar synonte të kthehej të luante në “Camp Nou”.
Megjithatë, ajo periudhë nuk zgjati shumë dhe tani Neymar ka ngritur padinë e tretë ndaj klubit.
Ndërkohë, edhe klubi brazilian Santos i ka dërguar një letër urgjente Barcelonës gjatë këtij muaji për një ndeshje miqësore që nuk ishte mbajtur pas transferimit të Neymarit.
Santos i ka kërkuar Barcelonës 4.5 milionë euro dëmshpërblim.
- Java e modës në Paris, modelet me maskë në fytyrë
- Dëshira më e madhe e Kendall Jenner: Të jetë asistentja e Beyonce-s