Header

Nëna e Cristiano Ronaldos reagon pas thashethemeve për ndarjen e çiftit!

Prej javësh në mediat botërore është raportuar se marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez është në krizë. Shumë prej aludimeve përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro, si një nga arsyet që pse ata janë në krizë.

Megjithatë, Dolores Aveiro ka mohuar se djali dhe nusja e saj po mendojnë të ndahen. “Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë. Ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, tha Dolores Aveiro. Raportimet në të kaluarën kanë pohuar se nëna e Ronaldos kishte probleme edhe me ish-partneren e tij, modelen ruse Irina Shayk, duke pretenduar që ajo qëndronte pas ndarjes së tyre.

Ndërkohë, Ronaldo ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi u largua nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite.  Nuk dihet nëse Ronaldo do të luajë përsëri për një klub në kompeticionet e mëdha evropiane, pasi karrierës së tij po i vjen fundi.

Ronaldo pasi t’i japë fund karrierës së tij, pritet të kthehet në Spanjë dhe të vendoset në shtëpinë e tij në Madrid me familjen e tij.

You may also like ...