Header

Ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit, momente romantike mes çiftit në “BBVA 3”

Duket se është formuar një tjetër çift në Big Brother VIP Albania 3.

Bëhet fjalë për Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, të cilët prej disa javësh kanë shfaqur një afrimitet me njëri-tjetrin.

Teksa të gjithë banorët kanë qenë të tensionuar për shkak të provës që Big Brother u vendosi, dyshja Heidi dhe Romeo kanë përjetuar së bashku disa momente të ëmbla romantike në oborrin e shtëpisë.

Të veçuar nga banorët e tjerë dyshja sapo shkëmbyen puthjen e “parë” të vërtetë.

Pas puthjes kaq pasionante presim sesi do të vazhdojë marrëdhënia e tyre dhe si do të komentohet në spektaklin e sotëm.

Momente romantike mes çiftit, ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit -  Gazeta Shqiptare Online

You may also like ...