Gjërat me sa duket janë bërë serioze mes Miley Cyrus dhe të dashurit të saj, Maxx Morando.
Këngëtarja e “Flower” dhe bateristi i Liily thuhet se po bashkëjetojnë së bashku dhe janë “shumë të lumtur”, tha një burim për People Wednesday.
“Ajo është shumë e lumtur me të. Ai është privat dhe nuk i pëlqen të jetë në shtyp. Ka qenë mirë për të.”- shtoi burimi.
Sipas burimeve, artistja duket shumë e lumtur me Morandon, me të cilin është në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite. Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” thuhet se ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundi pasi ajo duket edhe më e qetë.
Cyrus, 31 vjeç dhe Morando, 25 vjeç, u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në vitin 2021.
Cyrus dhe Morando kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht, pasi ai u vlerësua si tekstshkrues dhe producent në dy nga këngët e saj në albumin e saj “Endless Summer Vacation”, “Violet Chemistry” dhe “Handstand”.
- Shitet piktura e krijuar nga “The Beatles” për 1.7 milionë dollarë
- Më shpejt seç pritej, rikthehet në 2024 “Moana 2”