Sonte Në mbrëmje Milan-Inter çel siparin e një dueli të pafundëm. “La Scala” e futbollit botëror hap dyert në mbrëmjen më magjike, atë që vlen më shumë se çdo sfidë tjetër për një qytet të ndarë pothuajse diametralisht në dy pjesë.
Milan-Inter rikthehen në një gjysmëfinale të UEFA Champions League saktësisht 20 vite më pas, dy dekada që prej atij viti kur finalisti u caktua vetëm falë golit kuqezi me më shumë peshë në fushën kundërshtare, nëse i tillë mund të cilësohet “San Siro” edhe kur Milani luan si mik.
Kohët kanë ndryshuar shumë pasi në 20 vite kanë rrjedhur shumë ujëra dhe futbolli italian ka ndryshuar gjithashtu shumë. Sonte do të ndeshen dy marka të cilat kanë vuajtur jo pak gjatë dy dekadave të fundit ndërsa Moratti dhe Berlusconi nuk janë më në krye të klubeve që ata i ngritën me aq mund.
Milan dhe Inter sot drejtohen nga të huajt ndërsa është shumë e vështirë që mes dy skuadrave të gjesh lojtarë të kalibrit Schevcenko apo Zanetti. Do të luhet në 6 ditë dy herë dhe sonte Inzaghi apo Pioli do të mësojnë më shumë për formën e ekipeve të tyre edhe pse letrat janë hapur dhe të gjithë janë të vetëdijshëm që në letër Inter ka një shans më shumë.
- Paqe mes spektaklit, Reali dhe City me llogari të hapura për finalen
- Këngëtarja e famshme martohet në fshehtësi, fotot e para nga dasma madhështore