Header

Messi, Yamal dhe fotografia e rrallë që bëri xhiron e botës! Autori: E vërteta

Një imazh i Lionel Messit me Lamine Yamal fëmijë, ka marrë përhapje të gjerë. Rreth kësaj fotografie, që ka bërë xhiron e globit, ka folur  autori, Joan Monfort.

“Ishte një fotografi shumë e vështirë për mua. Le të themi se kam djersirë gjak për ta shkrepur. Mesi edhe sot është i turpshëm imagjinoni në 2006-ën se sa i tërhequr ka qenë.

E kishte të vështirë sepse mbante një të sapolindur në një govatë me ujë.

Jamal kishte dhe nënën e tij, Sheila Ebana pranë pasi na ndihmoi që Mesi të ndihej më komod. Me kalimin e kohës palët u ambientuan dhe më duhet ta pranoj se ka dalë një fotografi e bukur”, tha fotografi.

Talenti 17-vjeçar Yamal është i impenjuar me Spanjën, në Europian. Deri më tani, ai ka dhuruar 3 asiste dhe 1 gol spektakolar duke çuar Spanjën në finalen e madhe.

17-year-old photo emerges: Messi poses with baby Lamine Yamal | Daily Sabah

Photo of a young Lionel Messi with Lamine Yamal as a baby resurfaces after  almost 17 years | The Seattle Times

 

You may also like ...