Header

Meryl Streep do të marrë Palmën e Artë Nderi në Festivalin e Filmit në Kanë

Meryl Streep do të marrë Palmën e Artë të nderit në natën e hapjes së edicionit të 77-të të Festivalit të Filmit në Kanë, në Grand Theatre Lumiere në ceremoninë e hapjes më 14 maj.

Streep, e cila mban tre çmime Oscar dhe nëntë Golden Globe, është një nga interpretueset më të mëdha në historinë e kinemasë.

Aktorja e madhe kthehet në Croisette për herë të parë që kur fitoi çmimin për aktoren më të mirë në 1989 për filmin “A Cry in the Dark” me regji të Fred Schepisi.

You may also like ...