Header

Merret vendimi, gjyqi ndaj Trump do të transmetohet live

Procesi gjyqësor në Xhorxhia ndaj Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media, përfshirë edhe në platformën YouTube.

Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe tentativë për të përmbysur rezultatin për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të paligjshme.

Megjithatë, Trump është deklaruar i pafajshëm për pretendimet ndaj tij. Transmetimi live i Trump do t’i jepte publikut një akses të paprecedentë në atë që do të jetë një nga gjyqet më të profilit të lartë në historinë amerikane.

Në fillim të këtij muaji, demokratët e Kongresit, të udhëhequr nga deputeti i Kalifornisë, Adam Schiff, kërkuan që gjykimet penale federale të Trump të transmetohen live.

Ndërkohë një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan.

Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021.  Në gjykatë, Biggs u lut për butësi dhe shprehu pendim për veprimet e tij.

gjithashtu tjetër anëtar i Proud Boys, u dënua të enjten me 15 vjet burg, gjithashtu me akuzën e komplotit dhe konspiracionit.

You may also like ...