Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dhenë pas shumë kohësh një intervistë të rrallë, për të promovuar dokumentarin e ri te Disney për elefantët. Bashkëshortja e Princit Harry ka rrëfyer pjesë nga prodhimi filmik mbi jetësën e këtyre kafshëve të rralla.
“Jam me të vërtetë mirënjohëse që kam mundësinë të jem pjesë e rrëfimit të kësaj historie të elefantëve. Këto krijesa janë kaq madhështore dhe në të njëjtën kohë, ato janë aq të ndjeshme dhe aq të lidhura me njëra-tjetrën.”
Duke e përshkruar vetën me fat që ka njohur habitatin natyror të elefantëve, Meghan foli edhe për rolin e njerëzve në sigurinë e tyre.
“Ne shohim në këtë film sa të jashtëzakonshëm janë, kujtimet e tyre janë fantastike, lidhja e ngushtë e tufës, mbrojtja e të rinjve të tyre. Unë mendoj se ata janë shumë më të ngjashëm me ne sesa të ndryshëm”, shprehet Meghan duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve njerëzore për të ardhmen e planetit dhe të këtyre kafshëve të veçanta.
Filmi dokumentar ka nisur të shfaqet në kanalin e Disney nga 3 prilli.