Header

Meghan dhe Harry rikthehen në Britani

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u quajt një “mbretëreshë e vërtetë” mbrëmjen e së enjtes nga fansat mbretërorë, të cilët nuk hezituan ta komentojnë shfaqjen e saj të parë në publik në Britaninë e Madhe, pas vendimit për t’u larguar nga mbretëria.

Meghan Markle, dukej e mrekullueshme në fustanin blu të dizajnuar nga shtëpia e modës së Victoria Beckham-it, ndërsa ndoqi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në “Mansion House” në Londër së bashku me Princin Harry, të enjten.

Kjo është paraqitja e parë zyrtare e çiftit në Mbretërinë e Bashkuar pas krizës së ashtuquajtur “Megxit” dhe përgatitjeve për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe titulli “mbretërorë të vijës së parë”.

https://www.instagram.com/p/B9Xm7gaJJxu/

You may also like ...