Header

Matura 2024/ Rreth 28 mijë nxënës do testojnë dijet në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë do të testohen këtë të hënë për njohuritë e tyre në lëndët Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë.

Në vijim, më 18 qershor, do të jetë provimi në Matematikë, ndërsa  më 24 Qershor do të mbahet provimi i Lëndës me Zgjedhje.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ka uruar të gjithë maturantët që zhvillojnë sot provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

You may also like ...