Ministri i transportit të Luksemburgut, Francois Bausch, ka bërë me dije se vendi i tij është i pari në botë që e ka bërë falas biletën e transportit publik. Ai e ka quajtur këtë të dielë ditë të shkëlqyer
Udhëtimet me tramvaj, trena dhe autobusa ishin falas të shtunave ndërsa tani kostot janë hequr fare përgjithmonë dhe transporti do të mundësohet përmes taksave të paguara në buxhetin kombëtar. Populli ka festuar me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjithë stacionet e trenit dhe tramvajet.