Header

Luiz Ejlli do të konkurojë sërish në ‘Eurovision’!

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk e kemi parë më në emisione pasi tanimë është përqëndruar në projektet jashtë televizionit dhe koncertet. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin mesa duket do e shohim sërish në ekran.

Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024.

Luiz Ejlli konkurroi në “Eurovision” në 2006 ku arriti suksesin më të madh pas 16 vitesh falë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”. Por, tani Luizi po tenton të arrijë sërish një sukses të tillë në kompeticionin europian.

Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin teksa shton: “Së shpejti”.

Për të shkuar në ‘Eurovision 2024’, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor.

You may also like ...