Europa Nostra ka shpallur zyrtarisht Teatrin Kombëtar si një nga “7 Sitet më të Rrezikuara” të trashëgimisë kulturore evropiane. Ky është një sukses dhe kurorëzim i punës së shumë e shumë specialistëve dhe qytetarëve që kanë kontribuar në këtë kauzë për më shumë se dy vjet.
Lajmi është bërë publik nga grupi i artistëve kundër shëmbjes së godinës së vjetër të teatrit.