Header

Kylie Minogue komenton betejën e saj me kancerin e gjirit

Kylie Minogue dha një intervistë dhe foli për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës.

Duke folur për CBS News, këngëtarja foli për përvojën e saj, duke thënë: “Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme.”

Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, në moshën 36-vjeçare, ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror. Pas një mastektomie të pjesshme, shumë kimioterapisë dhe trajtimeve me rrezatim, Kylie Minogue arriti të dilte fituese.

Megjithatë, duke folur në emision, ajo ka deklaruar se pavarësisht se ia ka dalë ta kapërcejë, frika do të jetë gjithmonë aty për të. “Frika do të jetojë gjithmonë tek unë”, tha ajo me lot në sy.

Megjithatë ajo shtoi se: “Kjo betejë ishte gjithashtu e mahnitshme, sepse të bën të njohësh shumë mirë trupin tënd, dashurinë e atyre që të rrethojnë, aftësitë e tua. Të gjitha këto gjëra”.

Më tej ajo ka shpjeguar se këndimi është e vetmja mënyrë që ajo të përballet me gjithçka. “Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Dhe ndonjëherë, mendoj se jetoj për të performuar, ” tha ajo.

You may also like ...