Header

Kualifikueset e Euro 2024/ Kosova, Franca dhe Anglia zbresin në fushë, ja të gjitha ndeshjet e sotme

Sot do të luhen 12 ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Të gjitha ndeshjet e sotme do të startojnë në orën 20:45, përveç Finlandës me Slloveninë të cilat do të ndeshen në orën 18:45.

Në Grupin B, “Gjelat” do të jenë miq ndaj Gilbatarit. Kjo sfidë nuk ka shumë nevojë për të hamendësuar favoritin, pasi padyshim Franca do ta ketë të thjeshtë këtë sfidë dhe gjithashtu parashikohen gola. Në këtë grup, gjithashtu sot do të luhet sfida mes Greqisë dhe Irlandës. Në këtë grup aktualisht, Franca ndodhet në vendin e parë me gjashtë pikë, Greqia në vendin e dytë me tre pikë, Holanda me tre pikë gjithashtu në vendin e tretë, ndërsa Irlanda dhe Gjilbratari në dy vendet e fundit me nga zero pikë.

Në Grupin C, Anglia gjithashtu do të jetë mike, ku do të ndeshet ndaj Maltës në shtëpinë e këtyre të fundit. Ashtu si Franca, edhe Anglia shihet favorite në këtë përballje. Tjetër ndeshje në këtë grup, do të jetë sot ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, një sfidë e cila parashikohet të jetë shumë e bukur dhe me emocione. Aktualisht në këtë grup, Anglia ndodhet në krye me gjashtë pikë, në vendin e dytë Italia me tre pikë, në vendin e tretë Maqedonia e Veriut me tre pikë, ndërsa Ukraina dhe Malta me nga zero pikë.

Në Grupin C, sot do të ndeshet Latvia me Turqinë dhe Uellsi me Armeninë. Në këtë grup aktualisht, në vendin e parë ndodhet Kroacia me 4 pikë, në vendin e dytë Uellsi me po aq pikë, Turqia në vendin e tretë me tre pikë, ndërsa Armenia dhe Latvia në dy vendet e fundit me zero pikë.

Në Grupin H, Finlanda do të ndeshet me Slloveninë, Danimarka me Irlandën e Veriut dhe San Marino me Kazakistanin. Në këtë grup, Sllovenia kryeson me gjashtë pikë, Danimarka në vendin e dytë me tre pikë, Kazakistani në vendin e katërt me tre pikë, Finlanda në vendin e katërt me tre pikë dhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit me tre pikë gjithashtu.

Në Grupin I, Kosova do të ndeshet me Rumaninë, Bjellorusia me Izraelin dhe Andorra me Zvicrën. Në këtë grup, Zvicra kryeson me gjashtë pikë, Rumania në vendin e dytë me gjashtë pikë, Kosova në vendin e tretë me dy pikë, Androrra dhe Izraeli në vendin e katërt dhe të pestë me nga një pikë dhe Bjellorusia në vendin e fundit me zero pikë.

You may also like ...