Header

Kualifikimi i Shqipërisë në finalen e ‘Eurovizion’, bëhet viral reagimi i reporteres së huaj

Albina dhe familja Kelmendi arritën të çonin Shqipërinë në finalen e ‘Eurovizion 2023’. Me këngën në gjuhën shqipe “Duje”, Shqipëria ishte e para që kaloi në finale e madhe teksa ka marrë duartrokitje dhe brohoritje nga publiku, por jo vetëm…

Së fundmi, në rrjetin social Tik Tok po qarkullon një video ku shihet një reporte e huaj e cila feston kualifikimin e Shqipërisë. Reporterja ‘çmendet’ nga gëzimi dhe shpërthen në lot. Për më tepër, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte flamuri kombëtar shqiptar që mbante në duar.

Veprimi i reporteres ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve në prapaskenë, duke u bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

https://www.tiktok.com/@passione.eurovision/video/7232306847565253915?is_from_webapp=1&sender_device=pc

You may also like ...