Header

Kris Jenner flet për tradhtinë ndaj ish-bashkëshortit Robert Kardashian: “Pendimi më i madh”

Familja Kardashian është përballur me situatat e tradhtisë dhe këtu nuk bën përjashtim as kryetarja e saj. Në episodin e 26 Tetorit të “The Kardashians”, Kris Jenner foli për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit Robert Kardashian, babai i Kourtney, Kim, Khloe, dhe Rob dhe e cilësoi “pendimin më të madh” të jetës.

Kris pranoi se pas gjithë këtyre viteve ajo ende nuk është e sigurt nëse ka një përgjigje konkrete se pse tradhtoi.

“Nuk e di, sepse ai ishte një burrë kaq i mrekullueshëm dhe një baba kaq i mrekullueshëm. Dhe mendoj se rashë në një situatë ku mendova se do gjeja më mirë dhe bëra një gabim të madh. Ky është pengu më i madh i jetës sime.” Por pavarësisht ndarjes së tyre, Kris vuri në dukje se ajo dhe Roberti mbetën shumë të afërt deri në vdekjen e tij në 2003 nga kanceri i ezofagut.

“Kemi folur në telefon gjatë çdo ditë, kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës”, thotë ajo në një rrëfim. “Dhe u pendova. Mendova, “Uau, çfarë po mendoja?”

Dhe ndërsa Kris, e cila është gjithashtu nënë e fëmijëve Kendall Jenner dhe Kylie Jenner me ish-Caitlyn Jenner mund të ketë keqardhje për të kaluarën, ajo beson se jeta e saj ka qenë pikërisht ashtu siç ishte menduar.

You may also like ...