Header

Koronavirusi/ Përgatitet izolimi i të moshuarve, kush do i furnizojë

Epidemia e koronavirusit do të ndalojë pensionistët që të dalin nga shtëpia derisa të mbarojë pasi rrezikojnë veten.

Pensionisët që kanë në shtëpi fëmijët, duhet ti dërgojnë për të marrë ushqime apo ilaçe. Ndërsa të tjerët që i kanë fëmijët larg qytetit ku jetojnë, do të marrin shërbim nga shteti përmes skuadrave të bashkive dhe qeverisë.

Sipas deklaratës së kryeministrit Rama, do të bashkëpunojnë bashkitë me Ministrisë me qëllim që të mbajnë pensionistët brenda në shtëpi.

‘I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!’, shkroi Rama.

Përveç kësaj, bëri thirrje që kur nuk i kanë në shtëpi, të mos i japin dorën dhe të rrijnë në distancë kur i japin ilaçet apo ushqimet.

Ndërsa ata që kanë të moshuarit brenda, duhet ti mbajnë në një dhomë më vete.

Ky veprim do të bëhet me qëllim që moshat e treta të mos preken nga koronavirusi, duhet të izolohen nga çdo kontakt i mundshëm me qëllim që nesër të gjithë të kenë mundësi ti përqafojnë.

‘Duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë. Kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!’, shkroi Rama.

Në përfundim theksoi se kujdesi më i madh duhet të bëhet për prindërit tanë.

You may also like ...