Aktorja e njohur Amber Heard është konfirmuar të riprodhojë rolin e saj si ‘Mera’ në “Aquaman and The Lost Kindom”.
Kishte zëra se roli i saj ishte anuluar pas gjyqit për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp, megjithëse vetë Heard e mohoi se ajo ishte hequr nga vazhdimi i filmit në qershor 2022.
Warner Bros filloi prezantimin e tyre dy-orësh në CinemaCon të hënën me ‘trailerin’ e parë për “Aquaman and the Lost Kingdom”, i planifikuar për t’u publikuar më 20 dhjetor.
‘Traileri’, i cili nuk u publikua në internet pas prezantimit – shfaqi Mera të Heard në dy poza të shkurtra të ‘trailer’-it, shkruan DailyMail.
Megjithatë, është e paqartë se sa kohë do të ketë ajo në ekran në vazhdim, veçanërisht pasi ajo dëshmoi gjatë gjyqit të saj për shpifje me Johnny Depp se një pjesë e madhe e rolit të saj ishte ndërprerë.
“Kam luftuar shumë për të qëndruar në film ata nuk donin të më përfshinin. Më dhanë një skenar. Dhe më pas dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena që kishin aksion në të, që përshkruanin personazhin tim dhe një personazh tjetër”, tha aktorja.
Më parë ishte nisur edhe një peticion masiv të Change.org për ta hequr atë nga vazhdimi, i cili grumbulloi më shumë se 4.6 milionë nënshkrime.
Një thashetheme doli në qershor të vitit 2022 se Warner Bros nuk e kishte rikthyer Heardin për vazhdimin dhe se ata ishin në proces të ricaktimit të rolit ‘Mera’.