Header

Kobe dhe e bija varrosen në një ceremoni private

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, janë varrosur në një ceremoni private mortore në varrezat në afërsi të shtëpisë së familjes së tij në Orange County.

Varrimi është bërë në javën e kaluar (më 7 shkurt) në Parkun Memorial, Corona del Mar, ndërsa mediat amerikane vetëm tani e kanë publikuar lajmin.

Më 24 shkurt është planifikuar të nisë një homazh për ikonën e Los Angeles Lakers dhe vajzën e tij 13 vjeçare në Staples Center.

Legjenda e basketbollit la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është vetëm 6 muajshe.

You may also like ...