Header

Kim Kardashian në një romancë me Tom Brady?

Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin dhe kanë nxitur dyshimet për një romancë. Thuhet se Kim ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e Brady në Bahamas.

Kim madje i ka kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.

42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull. “Kim e pëlqen shumë Tom. Ai është i mrekullueshëm”, thanë burime për PageSix, por shtuan se aktualisht nuk ka asnjë romancë mes të dyve, por nuk e mohuan një mundësi për lidhje në vijim.

Kujtojmë që Kim ka qenë beqare që kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidso, me të cilin ishte në një lidhje për 9 muaj. Një burim i afërt me Kim, zbuloi se miliarderja është e hapur për takime përsëri. Ndërkohë, Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.

You may also like ...