The Weeknd ka sjellë projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar ‘After Hours’, i cili është pritur mjaft mirë nga të gjithë fansat e tij. Fill pas këtij momenti kanë nisur edhe spekulimet e fansave se teksti i dedikohet i gjithi lidhjes së tij të dashurisë me modelen Bella Hadid. Mediat e huaja kanë shkruar po ashtu se mesazhi i kësaj kënge flet më shumë rreth pendesës që artisti ka ndjerë pas ndarjes nga modelja.
Pavarësisht këtyre spekulimeve në rrjet, The Weeknd nuk është prononcuar ende. Kënga numëron 1 milion gjysmë klikime brenda 24 orësh dhe duket se është kthyer menjëherë në një hit.