Justin Timberlake publikoi dje këngën e re me titull “Drown”, i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të artistit, “Everythig i thought it was”, që do të publikohet në 15 mars.
Fansat kanë nisur menjëherë komentet se kjo këngë e re është një dedikim për Britney Spears.
Hiti ka në qendër një marrëdhënie dashurie që ka shkuar keq, sidomos pasi ish-i foli dhe tregoi se cilët ishin ata si çift në të vërtetë.
Hamendësimet se kënga ka të bëjë me Spears kanë ardhur pasi kjo e fundit foli hapur në librin “The woman in me” që u publikua tetorin e kaluar, ku artistja zbuloi detaje nga marrëdhënia që përfundoi në ndarje mes saj dhe Justin.
Dyshja e famshme u ndanë pas thashethemeve se Britney e tradhtoi Timberlake me koreografin Wade Robson.
Justin, sigurisht që nuk e ka konfirmuar nëse kënga është dedikim për të, por një burim për Us Weekly tha se: “Justin e kishte menduar faktin se Britney do fliste në libër për raportin mes tyre, por në terma më të përgjithshëm dhe jo gjëra aq personale, gati të ndyra,” u shpreh ai.