Header

Kendall Jenner dhe Bad Bunny i japin fund lidhjes

Supermodelja Kendall Jenner dhe këngëtari Bad Bunny e mbyllin 2023 me ndarje pas gati nëntë muaj lidhje.

Duke cituar një burim, ‘People’ raporton se dyshja nuk janë më çift.

Fansat e çiftit filluan të spekulojnë për statusin e marrëdhënies së tyre javët e fundit pasi dukej se po kalonin kohë të ndarë. Më 16 dhjetor, Kendall u fotografua me miqtë dhe pa reperin, në Aspen të Kolorados. Në fakt, dyshja nuk ishte parë së bashku që nga fundi i tetorit, kur Kendall mbështeti Bad Bunny në debutimin e tij të ‘Saturday Night Live’ në New York.

Megjithatë, vetëm pak muaj më parë, marrëdhënia e çiftit dukej se po shkonte mirë, pasi ata bënë një dalje të përbashkët në ‘Javën e Modës në Milano’ më 22 shtator.

Dhe ditë më vonë, më 30 shtator, ata madje zyrtarizuan lidhjen e tyre me Gucci me një reklamë që bëri bujë në mbarë botën.

You may also like ...