Header

KE i jep TikTok një ultimatum 24-orësh

Komisioni Evropian urdhëroi rrjetin social TikTok të paraqesë një vlerësim të rreziqeve të mundshme shëndetësore të lidhura me aplikacionin e tij të ri TikTok Lite, brenda 24 orëve, ose do të përballet me gjoba ditore.

Urdhri ligjërisht i detyrueshëm ka të bëjë me sistemin e shpërblimeve të aplikacionit, i cili i lejon përdoruesit të mbledhin pikë duke parë video dhe t’i shkëmbejnë ato për sende të vlefshme, si kuponët e Amazon, sipas zyrtarëve të komisionit.

Kompania në pronësi kineze ka 24 orë për të treguar se si vlerësoi varësinë e programit dhe rreziqet e shëndetit mendor, veçanërisht për fëmijët, përpara fillimit.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) kërkon platforma të mëdha për të vlerësuar dhe zbutur rreziqe të tilla.

Komisioni gjithashtu i jep TikTok 48 orë për të demonstruar se ka respektuar DSA dhe se nuk ka rrezik për dëmtim serioz, pas së cilës ekzekutivi i BE-së mund të urdhërojë platformën të pezullojë funksionet e reja, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Nëse TikTok nuk jep vlerësimin e rrezikut brenda 24 orëve, mund të përballet me një gjobë të barabartë me 1% të të ardhurave të tij vjetore globale, si dhe gjoba periodike të barabarta me 5% të të ardhurave të tij ditore, thanë zyrtarët e komisionit.

Nëse komisioni përfundimisht arrin në përfundimin se Tik Tok ka shkelur rregullat e vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut të DSA, ai mund të gjobisë kompaninë deri në 6% të të ardhurave vjetore globale.

TikTok Lite, i cili është i ngjashëm me aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar TikTok, por përdor më pak memorie dhe gjerësi bande, i prezantuar  së fundmi në Spanjë dhe Francë.

You may also like ...