Header

Karantinë në të njëjtën shtëpi me fëmijët dhe partnerët

Bruce Willis dhe Demi Moore po e shijojnë karantinën nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u organizuar më fëmijët e tyre të rritur dhe partnerët respektivë në party me pizhama.

Nuk dihet nëse Bruce po jeton me familjen apo po i vizitonte ata, por në fotot e fundit duket sikur ai është pjesë e shtëpisë tashmë i veshur njësoj me të gjithë.

Në një foto të postuar në faqen në Instagram të vajzës Tallulah, 26 vjeç, Bruce dhe ish-gruaja Demi qëndrojnë së bashku, me krahët e hedhur rreth njëri-tjetrit.

Vajza Scout, 28 vjeç, qëndron pas tyre me një këmbë të ngritur në ajër dhe duke qeshur, ndërsa në krah të saj është i dashuri i Tallulah, Dillon Buss, i cili mban qenin në krahë.

Gruaja e Bruce, Ema nuk dukej gjëkundi por nuk e la t’i kalonte kjo foto pa një koment: “Jo shumë personave mund t’ju shkojë kjo ngjyrë! Dukeni bukur skuadra”.

Demi dhe Bruce ishin martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000 dhe kanë tre vajza. Ndërsa Bruce dhe Emma kanë dy fëmijë së bashku, Mabel dhe Evelyn.

You may also like ...